Tottenhamit i mjafton një gol i Kane, skuadra e Contes merr tri pikët dhe kreun e renditjes (VIDEO)

20 August 2022, 17:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tottenhamit i mjafton një gol i Kane, skuadra e Contes merr tri pikët
Harry Kane

Tottenham ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e tretë të Premier League, ndërsa ka fituar 1 me 0 ndaj Wolves.

Në një ndeshje e gjitha e balancuar, skuadra e Antonio Contes rezultoi të ishte me fat, duke gjetur rrugën drejt rrjetës.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 64’, që pas një këndoreje, Perisic devijoi për Kane dhe kapiteni ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës, duke u dhënë fitoren “Spurs”-ave.

Pas këtij raundi, Tottenham shkon në kuotën e 7 pikëve dhe momentalisht në krye të renditjes së Premier League, por me një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa Wolves qëndron në vend të 16-të me vetëm 1 pikë.


Video