
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se mesfushori Casemiro dëshiron një "sfidë të re" dhe të largohet nga klubi pasi Manchester United është afër një marrëveshjeje me vlerë deri në 70 milionë euro.
Bisedimet kanë përparuar shpejt dhe United janë optimistë se marrëveshja për brazilianin, 30 vjeç do të përfundojë në ditët e ardhshme.
Casemiro u stërvit me Realin të premten.
“Negociatat janë duke vazhduar tani, ai është ende lojtari ynë, por dëshira e tij është të largohet”, tha Ancelotti.
"Kam folur me të. Casemiro, për atë që ka bërë dhe personi që është, ne duhet ta respektojmë këtë dëshirë”, shtoi trajneri italian.
Trajneri i United, Erik ten Hag refuzoi të komentojë mbi spekulimet e Casemiro në konferencën e tij për shtyp të premten, duke thënë: "Nuk mund të them asgjë".
Marrëveshja e United për lojtarin është për 60 milion euro fillestare plus 10 milion euro shtesë.
Casemiro, i cili ka qenë me Realin që nga viti 2013, duke fituar tre tituj të La Ligës dhe pesë Liga të Kampionëve, nuk është pjesë e skuadrës madrilene në sfidën ndaj Celta Vigo në La Liga të shtunën.