Safet Gjici si (kryetar) nxjerr në shitje FK Kukësin për 65 Milionë Lekë

18 March 2022, 13:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Safet Gjici si (kryetar) nxjerr në shitje FK Kukësin për 65
Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Bashkia e Kukësit ka nxjerrë në ankand 12.5% të aksioneve të klubit të futbollit të Kukësit. Vlera fillestare e kësaj përqindjeje do të jetë mbi 65 MLN Lekë pa TVSH.

Pas vendimit të qeverisë që të mos ketë më klube futbolli që varen nga bashkitë, ka ardhur dhe lëvizja konkrete nga ana e Bashkisë Kukës. Këshilli Bashkiak ka miratuar vendimin për të hedhur në ankand aksionet e Futboll Klub Kukësit që bashkia ka në zotërim, në përputhje me ndryshimet e bëra në ligj në vitin 2020,

“Bashkia zotëron 12.5% të aksioneve. Kjo nismë ka ardhur pas ndryshimeve të bëra për ligjin për sportin që detyron bashkinë që të shesë aksionet në shoqëri sportive. Ne pas kësaj nisme kemi kontraktuar një studio auditi që ka bërë vlerësimin e vlerës së aksioneve dhe vlera minimale është 6.5 milionë të reja“, deklaroi Granit Gjana, nënkryetari i Bashkisë Kukës në SuperSport.

Pjesa më e madhe e aksioneve, përkatësisht 87.5% e tyre janë aksione të pronësi të Lavdrim Gjicit, vëllait të Safet Gjicit. Ankandi do të mbahet më datë 4 Prill në orën 12:00.

Pritet të shihet se kush do jetë aksioneri tjetër privat që do e kthejë klubin e futbollit verior të privatizuar me asnjë përqindje më publike. FK Kukësi në 10 vitet e fundit ka fituar kupa dhe superkupa me një performancë të shkëlqyer.

Safet Gjici si (kryetar) nxjerr në shitje FK Kukësin për 65


Video