Në prag të festës së Pashkëve, Milan është rikthyer të fitojë në Seria A dhe të mbajë vendin e parë.
‘Djalli’ pas dy barazimeve radhazi fitoi pastër 0-2 kundër Genoa-s, duke marrë një 3 pikësh që ndihmon edhe në aspektin psikologjik.
Në San Siron e mbushur me 70 mijë tifozë fillimisht realizoi Leao, ndërsa pak minuta para fundit dyfishoi Messias. Në përfundim të ndeshjes trajneri Pioli u shpreh se “ishte shumë e rëndësishme rikthimi te fitoret dhe se deri në fund do luftojmë të marrim të gjithë 3 pikëshat”.
Përtej rezultati për Milanin ka lëvizje të rëndësishme edhe për shitjen e klubit. Vetëm pak orë pasi në media qarkulloi lajmi se një kompani nga Lindja e Mesme ishte e interesuar për ta blerë ‘djallin’ nuk mungoi as konfirmimi.
Presidenti i ‘Investcorp’ uroi në Twitter Milanin për fitoren dhe vendin e parë, një mesazh i qartë se shumë shpejt ai mund të jetë numri 1 i klubit.
“Urime Milanit për rikthimin në krye të kampionatit italian. Gëzuar Pashkët klubit, tifozëve të tij dhe të gjithë atyre që festojnë me këtë rast”, ishte mesazhi i Mohammed Al Ardhit, president ekzekutiv i fondit të Bahreinit.
Një ish-ushtarak (i diplomuar në Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar në Shkenca Ushtarake), por dhe shkrimtar (ai ka botuar tre libra), Omani Al Ardhi ka shërbyer gjithashtu si kreu i Forcave Ajrore të vendit të tij në të kaluarën.
Në vitin 2008 iu bashkua “Investcorp” si drejtor, shtatë vite pas emërimit të tij si president. Ai gjithashtu mban të njëjtin pozicion si “Sohar International”, një nga institucionet kryesore financiare të Omanit, ndërsa në vitin 2017 ishte president i Bankës Kombëtare të Omanit.
Pasioni i Al Ardhit për sportin shihet nga llogaria e tij në Tëitter. Pak ditë pas kalimit të Messit te PSG, ai ndau statistikat e golave të Messit me fanellën e Barcelonës. Në prill të një viti më parë, ai uroi Manchester City për titullin