Gol dhe asist, Lautaro u mbyll gojën kritikëve. Mesazh edhe për trajnerin: Nuk më pëlqen stoli

16 April 2022, 11:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gol dhe asist, Lautaro u mbyll gojën kritikëve. Mesazh edhe për
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez la “vulën” e tij në fitoren 3-1 në “Stadio Picco” ndaj Spezias. Pas shikimit të ndeshjes nga pankina gjatë 60 minutave të para, “Toro” hyri në fushë dhe demonstroi talentin e tij duke e dërguar rezultatin në 2-0 me një finalizim të shkathët.

Argjentinasi ishte pranë golit edhe herë të tjera, më pas asistoi Alexis Sanchez për golin e tretë.

Sulmuesi foli për suksesin 3-1 të zikaltërve ndaj Spezia në një intervistë për “Inter TV”: “Jam vërtet i lumtur, sepse e dinim se sa të rëndësishme ishin këto tri pikë. Ne u përgatitëm për këtë lloj ndeshjeje gjatë javës dhe bëmë pikërisht atë që donim.

Jemi të kënaqur, sepse po bëjmë një punë të shkëlqyer për momentin. Është e vërtetë që kemi humbur disa pikë gjatë rrugës, por jemi kthyer në maksimumin tonë tani”.

I pyetur për golin e tij, argjentinasi shpjegoi: “Kur pashë Perisic të futur nga brenda, e dija se ai do të niste atë lloj pasimi tokazi. U futa përpara markuesit tim dhe u përpoqa ta prekja topin, për ta bërë të vështirë pritjen e portierit”.

“Toro” komentoi sezonin e tij dhe kritikat që ka marrë kohët e fundit:

“Jam i qetë sepse gjithmonë mundohem për ekipin dhe shokët e mi. Unë qëndroj i fokusuar te puna, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët.

E injoroj gjithë zhurmën dhe mendoj për familjen, miqtë dhe Interin. Unë gjithmonë jap gjithçka për Interin, do të vazhdoj ta bëj këtë. Dua të jap maksimumin, natyrisht që nuk më pëlqen të qëndroj në pankinë”.


Video