Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes do të mbajë Kongresin Elektoral në Tiranë

14 April 2022, 17:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes do të mbajë

Shqipëria u përzgjodh mes dhjetë vendeve kandidate për t’u mbajtur ky kongres. Federata e cilësoi Shqipërinë si vend ‘neutral’, duke pasur parasysh se asnjë kandidat për postet drejtuese të kësaj federate nuk janë shqiptarë.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Mohamed Jaloud tha se pati shumë interes nga një mori vendesh për të organizuar kongresin, ndërsa Presidenti në largim, Mike Irani u shpreh i lumtur që ishte zgjedhur Shqipëria.

“Ky është një kongres i rëndësishëm, pasi na është kërkuar nga komiteti olimpik ndërkombëtar që të adresojmë tre çështje. Së pari, përditësimi i statutit, që është përmbyllur, pastrimi i sportit nga dopingu dhe ne jemi të lumtur që raportuam zero raste nga Tokyo 2020 dhe tani zgjedhjet”, tha ai.

Përzgjedhjen e përsëhdenti edhe kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.

“Jemi të lumtur që u zgjodhëm për të organizuar Kongresin Elektoral të Peshëngritjes. Kemi besim se do t’ja dalim mbanë për të organizuar një event të shkëlqyer”, tha Ylli.


Video