As Ronaldo e as Messi, këtë vit, favorit absolut për Topin e Artë është një tjetër

13 April 2022, 14:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
As Ronaldo e as Messi, këtë vit, favorit absolut për Topin e
Messi dhe Ronaldo

38 gola në 38 ndeshje, Karim Benzema vërtetoi edhe një herë se është sulmuesi më në formë në qarkullim, një bekim për Carlo Ancelottin.

Goli i tij me kokë në shtesë ishte i 12 në këtë edicion të Champions League, një gol që shtyn gjithnjë e më shumë “gjelin” drejt “Topit të Artë”.

Rivali i tij më i rrezikshëm në këtë garë, Robert Lewandowski i “lau duart” me Champions, praktikisht Villarreal e nxori nga gara për trofeun më të rëndësishëm individual. Polaku deri në këtë pikë kishte realizuar 47 gola në 41 ndeshje.

As Ronaldo e as Messi, këtë vit, favorit absolut për Topin e
Karim Benzema

Sot për sot, dy shihen si rivalët më të mëdhenj të Benzema, Mohamed Salah i Liverpool dhe Kevin de Bruyne i Man.City.

Benzema ka në dispozicion minimumi edhe dy ndeshje në Champions, ose tre nëse shkon në finale, i duhen 6 gola për të thyer rekordin e C.Ronaldo me 17 gola në sezonin 2013-14. Benzema gjithashtu është shumë pranë suksesin edhe në La Liga.

Sigurisht në këtë vit përcaktues për “Topin e Artë” pritet të jetë Botërori, edhe aty me Francën e tij, Benzema shihet favorit.


Video