I zakonshmi Benzema, Real kalon në gjysmëfinale, por me sa frikë

12 April 2022, 23:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I zakonshmi Benzema, Real kalon në gjysmëfinale, por me sa frikë

Real Madridi ishte pranë një humbje të turpshme, por i zakonshmi Benzema zgjodhi gjithçka. Në Champions League sonte Chelsea arriti një nga përmbysjet më spektakolare duke fituar 3-2 në “Santiago Bernabeu” në 120 minuta lojë dhe kaq nuk mjaftoi për të vijuar më tej.

Chelsea gjeti golin shpejt që u dha kurajo teksa në 15’ Mount merr një aisist nga Ëerner dhe thyen Courtois. Edhe pse vendasit përpiqen të reagojnë me Benzema sërish londinezët rrezikojnë më shumë por vetëm në pjesën e dytë arrijnë të gjejnë golin e dytë. E bën Rudiger në 51’ me kokë duke “ngrirë” madrilenët të cilët nuk arrijnë të reagojnë dhe pësojnë dhe golin e tretë nga Alonso në 63’. Fatmirësisht për Ancelottin e anulon VAR. Chelsea vrapon pa fund në fushë dhe në 75’ jep një goditje traumatike me Werner që shënon, 3-0 për ekipin e Tuchel.

Ancelotti në këtë moment bën lëvizjen magjike me heqjen e Casemiro dhe futjen e Rodrygo në fushë. Është pikërisht braziliani që në 80’ pas një prekje magjike nga Modriç shënon për të kthyer ndeshjen edhe njëherë për madrilenët.

Duhen shtesat për të vendosur fituesin dhe këtu nuk toleron më Karim Benzema që shënon me kokë pas një pasimi shumë të bukur nga Vinicius. Tani janë të shokuar te Chelsea që përpiqen në fund për të shënuar golin që i çon te penalltitë, por nuk ka më kohë dhe Real Madrid falë Benzema janë në gjysmëfinale. Chelsea dorëzon kurorën e Championsit, por me kokën lart.


Video