
Aventura e Lionel Messit te PSG nuk po shkon siç ai mund ta kishte parashikuar dhe paraqitjet e argjentinasit me skuadrën franceze janë vite dritë larg atyre në epokën e artë të Barcelonës.
Kjo ka ndezur shpresat e tifozëve katalanas për një rikthim të Pleshtit në Camp Nou, aty ku shkëlqeu për vite me radhë.
E këto shpresa u ndezën edhe më shumë pas ftesës së Dani Alves, drejtuar Messit, ku e ftoi atë për ‘kërcimin e fundit’ në Camp Nou.
“Nuk e di se çfarë dëshiron, apo ka në plan që të bëjë. Ai mund të kthehet për nje sezon këtu me mua për një ‘kërcim të fundit’. Pse jo? Nuk ka askund më të mirë se këtu. Nuk mund të jemi më mirë se te Barça. Është koha të kthehet në shtëpi nëse dëshiron”, tha Alves.
Messi, që mbush 35 vjeç këtë verë, ka shënuar vetëm tre gola në 21 ndeshje me PSG-në. Ai ka shfaqur pakënaqësi në Paris, ndërsa rikthimi i Xavit në Barcelonë, këtë herë si trajner mund të shërbejë si katalizator që argjentinasi të rikthehet edhe njëherë.