Milan i përgjigjet Interit dhe rimerr kreun e klasifikimit

15 April 2022, 23:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Milan i përgjigjet Interit dhe rimerr kreun e klasifikimit

Milan fiton kundër Genoas pas dy barazimesh dhe rikthehet të shënojë dy gola në kampionat që nga barazimi 2-2 kundër Salernitanës më 19 shkurt.

Mjaftuan Rafael Leao dhe Messias për fitoren e dhjetë sezonale në “San Siro” dhe këtë Milani e bëri kundër Genoas në emergjencë të plotë për pikë mbijetese.

Shënoi një gol vendimtar në pjesën e parë portugezi për të rikthyer buzëqeshjen e Stefano Piolit që vinte në këtë përballje pas dy barazimeve dërrmuese me Bolonjën dhe Torinon, ndërsa braziliani vulosi suksesin në fubd. Fitore që e rikthen në vendin e parë skuadrën kuqezi me dy pikë më shumë se zikaltërit, tashmë të fokusuar tërësisht te ndeshja e prapambetur në "Dall Ara" kundër Bolonjës.

Milani vuajti jo pak edhe mungesën e Ibrahimovic në këtë ndeshje, por suedezi nuk do të jetë i gatshëm as për derbin e Kupës së Italisë, ndërsa Giroud dhe Kessie treguan se mund t’i japin një dorë të rëndësishme skuadrës deri në fund të sezonit.


Video