Procesi gjyqësor me ish të dashurën zbulon anën e errët të Ryan Giggs

8 August 2022, 18:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Procesi gjyqësor me ish të dashurën zbulon anën e errët
Ryan Giggs

Ish-ylli i Manchester Utd dhe Uellsit, Ryan Giggs, "qëllimisht goditi me kokë" ish të dashurën e tij gjatë një zënke të ashpër mes tyre. Këto detaje po dalin nga procesi gjyqësor, ku Giggs është akuzuar për dhunë nga ish e dashura.

Giggs, 48 vjeç, mohon akuzat për sjellje penguese dhe sulm ndaj ish-të dashurës dhe motrës së saj. Peter Wright, avokati i paditësve, i tha gjykatës se marrëdhënia e Giggs me Kate Greville, 36 vjeçe, ishte "e ndërprerë nga akte dhune dhe paqëndrueshmërie".

Ai tha se jeta private e Giggs përfshinte një “një seri abuzimesh, fizike dhe psikologjike” ndaj Kate.

Giggs akuzohet për sjellje kontrolluese dhe shtrënguese ndaj ish-të dashurës së tij, Greville, midis gushtit 2017 dhe nëntorit 2020.

Ai gjithashtu akuzohet për sulm fizik ndaj Kate dhe motrës së saj në shtëpinë e tij në Worsley, Greater Manchester, më 1 nëntor 2020.

Duke hapur çështjen e tij kundër Giggs, Wright tha se kjo ishte një histori "kontrolli dhe shtrëngimi" i një gruaje që mendonte se ishte "e dashur dhe e respektuar". Ai tha se Giggs ishte "adhurohej" për aftësitë e tij në fushë, por pas dyerve të mbyllura kishte "një anë shumë më të shëmtuar dhe më të errët të karakterit të tij”.

Giggs akuzohet se ka "humbur kontrollin" më 1 nëntor të 2020 duke e goditur me kokë ish të dashurën e tij dhe më pas duke dhunuar edhe të motrën e saj, pasi kjo e fundit ndërhyri për ta mbrojtur.

Incidenti ka ndodhur në ditën që Kate Greville i ka njoftuar se do të ndahej me të dhe duke e njohur karakterin e ish-futbollistit ka thirrur edhe të motrën për ta ndihmuar.


Video