Debutim ‘horror’ i ten Hag, Manchester United humbet në shtëpi

7 August 2022, 18:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Debutim ‘horror’ i ten Hag, Manchester United humbet në
Ronaldo në stol gjatë ndeshjes hapëse të United për këtë sezon me Brighton

Manchester United humbi në ndeshjen e parë të kampionatit dhe humbja bëhet edhe më e hidhur për faktin se ishte brenda në Old Trafford. Brighton fiton 1-2 në një ndeshje ku Ronaldo e nisi nga Stoli.

Ten Hag befason që në fillim, me Ronaldo në stol dhe Erikssen në rolin e një sulmuesi të fshehtë. “Djajtë” u shfaqën agresivë në fazën ofensive, por prapavija futi ujë.

Një gabim i Dalot i jep mundësinë Trossard t’i afrohet golit, pastaj Ëellbeck shfaqet rrezikshëm. Brighton godet në kundërsulm në minutën e 30-të me Gross, që shënon i pambuluar në zonë. Skuadra vendëse tronditet dhe pas 9 minutash pëson edhe të dytin, sërish me lojtarin gjerman.

Në pjesën e dytë ten Hag hedh në fushë Ronaldon, që rizgjon ‘Old Trafford’-m. Rashford humb dy raste të mira, ndërsa në minutën e 68-të një autogol i miqve hap shpresat për një rezultat pozitiv për vendasit.

United sulmon fort në kërkim të barazimit, por topi nuk shkon në rrjetë dhe gjithçka mbyllet 1-2.

 


Video