Ndalet Napoli, Interi mund të marrë arratinë 

16 March 2025, 15:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndalet Napoli, Interi mund të marrë arratinë 
Ndalet Napoli, Interi mund të marrë arratinë 

Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Venecias në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serinë A.

Një hap fals nga të kaltrit, në luftën për titullin kampion. Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, që kishin rastet e tyre për shënim, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Me këtë barazim, Napoli mbetet në vendin e dytë me 61 pikë dhe i jep mundësinë Interit të shkëputet në krye.

Gjithashtu  skuadra e Antonio Contes rrezikon të zbresë në vendin e dytë, në rast se Atalanta fiton ndaj Interit. Në krahun tjetër Venecia mban vendin e parafundit me 20 pikë të grumbulluara.


Video