Pas dy muajsh, Armando Broja rikthehet në fushën e blertë dhe aktivizohet për disa minuta

15 March 2025, 18:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas dy muajsh, Armando Broja rikthehet në fushën e blertë dhe
Armando Broja

Armando Broja është rikthyer sërish në fushë pas një mungese prej dy muajsh për shkak të dëmtimit.

Ai u hodh në fushë nga trajneri i Evertonit, David Mojes, në minutën e 79-të, ndërsa ndeshja ishte 0-1 në avantazh të Uest Ham.

Pas futjes në fushë të Brojës skuadra e rriti ritmin duke arritur të barazojë shifrat në 1-1.

Një ndeshje pozitive kjo e Brojës sot, duke patur parasysh se ai është grumbulluar edhe nga trajneri brazilian Silvinjo për ndeshjet e muajit mars që Shqipëria do të luajë në kuadër të eliminiatoreve për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.


Video