Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Monako shkatërroi 3-0 PSG-në dhe shpreson ende për një vend që të çon në kupat e Europës me trepikëshin e marrë.
Ben Yedder shënoi dy herë në portën e Donarumma-s, ndërsa goli tjetër u shënua nga Volland.
Ra në sy goli i parë për vendasit, kur Ben Yedder befasoi portierin italian me një goditje mjeshtërore me të majtën, kur devijoi një kros të fortë drejt rrjetës.
Me tri pikët e marra, Monako ngjitet në renditje me 44 pikë dhe shpreson që të kapë zonën Champions, vendi i fundit i së cilës mbahet nga Marseja me 50 pikë.
Ndërkohë, sa i takon kampionatit, PSG mbetet e qetë në krye me 65 pikë, 13 më shumë se Rene e vendit të dytë.