Vlahoviç merr Juven prej dore. Asist, gol dhe tri pikë që e mbajnë në garë për titull

20 March 2022, 18:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vlahoviç merr Juven prej dore. Asist, gol dhe tri pikë që e

Me një gol dhe një asist, Dusan Vlahoviç nxorri Juventusin nga zymtësia e eleminimit nga Champions League dhe i dha Zonjës së Vjetër tri pikë që e mbajnë në garën për titullin kampion.

Serbi dha që në minutën e pestë asistin për golin e parë të shënuar nga Dybala. Ai ndërtoi në mënyrë vetjake një superaksion, që i dha avantazhin Juventusit ndaj Salernitanës.

25 minuta më vonë, serbi gjen vetë rrugën e rrjetës pas një krosi të bukur të hedhur në zonë nga De Shiljo.

Ky ishte goli i pestë për Vlahoviç me fanelën e Juventusit, që prej janarit kur u transferua për shifrën e 75 mln eurove. Ai qëndron në krye të golashënuesve të Serisë A me 21 gola, po aq sa Ciro Immobile.


Video