
Ylli i tenisit botëror, Roger Federer ka vendosur që të mos qëndrojë indiferent ndaj dhimbjes që po përjeton Ukraina gjatë ditëve të fundit.
Zvicerani ka premtuar gjysmë milioni dollarë ndihmë për fëmijët ukrainas.
“Ajo që po ndodh në Ukrainë më tmerron mua dhe familjen time. Zemrat tona janë thyer për shkak të vuajtjeve të njerëzve të pafajshëm. Rreth 6 milionë fëmijë ukrainas janë aktualisht larg shkollës. Ne e dimë se kjo është një kohë jashtëzakonisht kritike për të siguruar akses në arsim. Ne duam t’i mbështesim ata në luftën e tyre kundër kësaj përvoje jashtëzakonisht traumatike. Do të ofrojmë mbështetje për fëmijët nga Ukraina. Nëpërmjet Fondacionit Roger Federer ne do të mbështesim War Child Holland duke dhuruar 500,000 dollarë për të siguruar që fëmijët ukrainas të vazhdojnë arsimimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Federer.
40-vjeçari bëhet personaliteti i radhës që dhuron shifra parash për të ndihmuar të dëmtuarit në Ukrainë nga sulmi ushtarak rus.