Njoftimi i vitit erdhi ditën e hënë, ora 19:30: Kylian Mbappé është lojtar i ri i Real Madridit. Lajmi i bujshëm i merkatos bëri xhiron e botës dhe arriti vetëm në veshët e atij që në të kaluarën la gjurmë të pashlyeshme në “Casa Blanca”.
Si idhull për lojtarët, futbolldashësit e vegjël e të mëdhenj, si dhe pikë referimi për trajnerët kampionë. Fjala është për Cristiano Ronaldon, sulmuesin portugez dhe 5-herë fitues të Topit të Artë, i cili mbërriti në klubin e Florentino Perez në vitin 2009 për të vendosur një seri të panumërt trofesh dhe rekordesh.
CR7 bëri një koment epik poshtë postimit në Instagram të publikuar nga vetë Mbappé kur u prezantua si nënshkrimi i ri i Real Madridit. Një ëndërr e bërë realitet për francezin, e cila u rrit me postera të Ronaldos të varur në dhomën e tij të gjumit.
“Është radha ime të të shikoj. Jam i emocionuar të te shoh duke ndezur Bernabéu. Hala Madrid”, ishte komenti i Ronaldos që ka marrë mbi 3 milionë like dhe mijëra komente. Një rekord tjetër.

Epo për momentin duket se mbreti i Real është ende CR7.