Kylian Mbappe vesh fanellën e Real Madrid, ja sa do të paguhet ylli francez në Spanjë

3 June 2024, 19:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kylian Mbappe vesh fanellën e Real Madrid, ja sa do të paguhet ylli
Kylian Mbappe

Një prej lëvizjeve më të rëndësishme të merkatos së futbollit sapo është bërë realitet.

Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka zyrtarizuar sot kalimin te ekipi spanjoll i Real Madrid, pas largimit nga Paris Saint-Germain.

Sipas gazetave sportive, Mbappe ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me 15 milionë euro në vit, përveç rreth 125 milionë euro bonus i firmës.

Kryesuesit e La Ligës, ngritën këtë vit kupën e 15-të të Champions League pasi mposhtën 2-0 Dortmundin në finale.

Në vitin 2017, pasi luajti për Monacon, Mbappe iu afrua bashkimit me gjigantët spanjollë, por vendosi të bashkohej me PSG-në pasi klubi ra dakord për një marrëveshje rekord botëror me vlerë 180 milionë euro.

Mbappe u bë kapiteni i klubit të PSG dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 255 gola, duke fituar gjashtë tituj të Ligue 1 në shtatë sezone.

25-vjeçari bën realitet edhe një ëndërr të tijën, duke iu bashkuar Real Madrid, teksa do të luajë te ish-ekipi i idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.


Video