Anulohet ndeshja e boksit mes Mike Tyson dhe Jake Paul, kjo është arsyeja

2 June 2024, 16:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anulohet ndeshja e boksit mes Mike Tyson dhe Jake Paul, kjo është
Mike Tyson dhe Jake Paul

Pak kohë më parë, Youtuberi i shndërruar në boksier profesionit, Jake Paul njoftoi se do të ndeshej me legjendën Mike Tyson.

Tyson e pranoi sfidën dhe nisi një regjim tërvitor intensiv, duke e marrë seriozisht kundërshtarin e tij shumë më të ri në moshë.

"Netflix" njoftoi se ndeshja mes Tyson dhe Paul ishte anuluar.

“Problemi i fundit i ulçerës së Tyson ka kufizuar aftësinë e tij për tu stërvitur plotësisht për javët e ardhshme.

Ndeshja do të riplanifikohet për një datë më vonë këtë vit pasi Mike të jetë në gjendje të rifillojë stërvitjen pa kufizime, dhe të dy luftëtarët mund të kenë kohë të barabartë për t'u përgatitur për këtë ndeshje një herë në jetë", thuhej në njoftim.

Ai tashmë do të ndeshet me KSI, një tjetër personazh i mediave sociale, i shndërruar në boksier.


Video