Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi në merkaton e verës. Mesfushori i Kombëtares ka pasur pak hapësira te zikaltërit dhe mund të zgjedhë të ndryshojë ambient.
Interesimet për të nuk mungojnë, kryesisht nga Italia.
Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Fiorentina është në kërkim të përforcimeve në mesfushë dhe në listë është edhe Asllani.
Shqiptari mund të jetë dhurata e parë për trajnerin Stefano Pioli, që pritet të emërohet pas disa javësh.
Një transferim i mundshëm i Asllanit, Fiorentinës mund t’i kushtojë 14 milionë euro, aq sa e bleu Interi nga Empoli para tre vitesh.
Në javët e ardhshme pritet të ketë diskutime mes palëve, me Asllanin që ende nuk e ka marrë një vendim, pasi kërkon të flasë fillimisht me trajnerin e ri të Interit, Cristian Chivu-n.