Brazili thellon rekordin, Kombëtarja e vetme që merr pjesë në çdo edicion të Kupës së Botës

11 June 2025, 18:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Brazili thellon rekordin, Kombëtarja e vetme që merr pjesë
Brazili thellon rekordin, Kombëtarja e vetme që merr pjesë në çdo edicion të Kupës së Botës

Fitorja e parë në ndeshjen debutuese në Brazil dhe kualifikim në Botëror.

Carlo Ancelotti i shijon të gjitha brenda 90 minutave. Italiani drejtoi për herë të dytë nga stoli kombëtaren “Seleçao”, duke marrë fitoren që e dërgon në fazën finale të kompeticionit më të rëndësishëm në botë.

Brazili triumfoi 1-0 ndaj Paraguait, në një takim ku vlejti goli i Vinicius. Sukses që trajneri italian, Carlo Ancelotti, e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm për vazhdimësinë.

“Kanë qenë 15 ditë të mrekullueshme në çdo kuptim. Pritja që kam marrë nga populli brazilian ka qenë e mrekullueshme, është një mjedis fantastik, si një familje. Qëndrimi i lojtarëve dhe marrëdhënia e mirë që ekziston midis tyre, më pëlqyen të gjitha. E tëra që mungonte ishte një fitore dhe ne e morëm. Kështu që jemi të lumtur”, u shpreh trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti.

Brazili thellon rekordin si skuadra e vetme që ka marrë pjesë në çdo edicion të Kupës së Botës.

5 herë kampionët do të luajnë në turneun e 23-të, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.


Video