Një fitore “blindon” vendin e dytë, Sylvinho projekton tre ndryshime në Letoni

10 June 2025, 18:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një fitore “blindon” vendin e dytë, Sylvinho projekton tre
Kombetarja duke u stervitur

Shqipëria do të luajë në Riga ndeshjen e katërt në Grupin K. kualifikues të Botërorit 2026.

Pas humbjes në debutim me Anglinë, fitores 3-0 me Andorrën dhe barazimin pa gola ndaj Serbisë, kundërshtari i radhës për Kombëtaren është Letonia.

Kjo ndeshje shënon edhe gjysmën e ndeshjeve për kuqezinjtë, që kanë shansin të përforcojë pozitat në vendin e dytë.

Aktualisht Shqipëria ka 4 pikë në grup dhe një fitore do të na krijonte distancë sigurie nga Serbia, që luan me Andorrën.

Nëse ngjitemi në kuotën e 7 pikëve, do të kishim vetëm 2 më pak se Anglia, e cila do të luajë miqësore me Senegalin.

Sylvinho projekton tre ndryshime në Letoni

Dy ndryshime të detyruara dhe një zgjedhje teknike për të freskuar sulmin.

Këto pritet të jenë lëvizjet e Sylvinhos për ndeshjen e sotme në Letoni.

Mungesës së kapitenit Berat Gjimshiti, i pezulluar me kartonë, i shtohet edhe lëndimi i Arlind Ajetit.

Stafi i Kombëtares konfirmoi mungesën e mbrojtësit. Kjo do të bëjë që titullarë në repartin difensiv të jenë Ismajli e Kumbulla, me Hysajn dhe Mitajn nga krahët.

Asllani do të ketë përkrah Julian Shehun, që shkëlqeu ndaj Serbisë, ndërsa trajneri ka dilema në fazën sulmuese. Broja konfirmohet djathtas dhe Laçi në regji, ndërsa në krahun e majtë Bajrami është në balotazh me Muçin, që nuk ka gjetur shumë hapësira.

Në majën e sulmit pritet të konfirmohet Manaj, për ta ndihmuar të kalojë goditjen psikologjike të penalltisë së humbur, duke qenë se ai mbetet një lojtar tejet i rëndësishëm i Kombëtares.

Sido që të jetë, alternativat nuk mungojnë pasi Daku, Asani apo Uzuni janë të gjithë në pritje të shansit për të marrë fanellën e titullarit.


Video