Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Senegali ka arritur të fitojë bindshëm ndaj Katarit me rezultatin 1-3, ndeshje e vlefshme për grupin A të Kupës së Botës.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, falë golit të Dia, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan plot 3 gola të tjerë. Diedhiou dhe Dieng shënuan dy herë për Senegalin, ndërkohë që golin e vetëm për Katarin e shënoi Muntari.
Senegali arrin të marrë 3 pikët e para në grup, ndërsa Katari, vendi organizator i kësaj Kupe Bote, është eliminiuar, pavarësisht se do të luajnë edhe një ndeshja përballë Holandës.
Gjithsesi, edhe nëse nuk shënojnë në ndeshjen e ardhshme, ata arritën të shënonin një gol nderi në këtë Kupë Bote ku morën pjesë si vendi organizator.