VIDEO/ Gjyqtari i njohur: Penalltia e Cristiano Ronaldos duhej të anulohej

25 November 2022, 13:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Gjyqtari i njohur: Penalltia e Cristiano Ronaldos duhej të anulohej

Gjyqtari i njohur Mike Dean, i cili i dha fund karrierës, ka komentuar momentin pas të cilit Cristiano Ronaldo fitoi një penallti në ndeshjen Portugali-Gana.

“Më pëlqen të mbështes gjyqtarët në vendimet e tyre. Por vendime të tilla nuk mund të mbështeten. Penalltia duhej të anulohej.

Shpjegimi i vetëm që kam është se VAR nuk po shfaqte saktë këndet për shkak të defekteve teknike, shkruan abc. Ndodh ndonjëherë në Angli”, tha Dean për beIN Sports. Më herët, trajneri i kombëtares së Ganës, Otto Addo, tha se arbitri caktoi penallti vetëm për shkak të Cristiano Ronaldos. Kujtojmë se skuadra portugeze mundi Ganën me rezultat 3:2.


Video