
Elbasani dhe Egnatia barazuan 1-1 mes tyre, në ndeshjen e javës së dytë në Superiore. Ishte një ndeshje me fund dramatik.
Diallo zhbllokoi takimin, duke i dhënë avantazhin verhdbluve në minutën e 44-t. Egnatia barazoi shifrat në minutën e 83-të, me Jeferson.
Ky i fudnit u bë shkak që në fund të shpërthejë kaosi. Festa e lojtarit të Egnatias para tifozëve të Elbasanit, bëri që Lulaj të bëjë sjellje anti-sportive ndaj tij dhe u ndëshkua me të kuq.
Në minutën e 91-të, edhe Fangaj u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Egnatian me 10 lojtarë. Rrogozhinasit në fund e mbyllën me 9 lojtarë, pasi Jeferson ndali Bunjakun në mënyrë të parregullt dhe u përjashtua.
Loukili pa penalltinë e tij të ndalej nga Dajsinani, ndërsa në vazhdim të aksionit shënoi Xhonatan Lajthia, por goli u anulua për parregullsi në zonë. Në fund skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë mes tyre.
Në ndeshjen tjetër, Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Teutës në kryeqytet. “Demat” e kuq u ndalën në shtëpi, duke regjistruar barazimin e parë sezonal, pas fitores në javën e parë ndaj Vorës.