Cassano: Lukaku e bëri zgjedhjen, për mua s'duhet të kthehet te Interi

13 June 2022, 08:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cassano: Lukaku e bëri zgjedhjen, për mua s'duhet të kthehet
Romelu Lukaku

Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano, ka folur për të ardhmen e Romelu Lukakut.

Është raportuar se belgu, i cili e kaloi sezonin te Chelsea, mund të kthehet në Inter në formë huazimi.

“Në vend të Interit nuk do ta ktheja. Ai tha se po kalonte në ekipin e ëndrrave dhe aty do të merrte 15 milionë euro. Por në Londër nuk ia japin topin, kështu që ai dëshiron të kthehet në Itali. Duhet të mendohej përpara. Tani do t’i thoja që të qëndrojë te Chelsea,” tha Cassano në “Bobo TV”. 


Video