“Bushi dhe Bulku mund të drejtojnë Kombëtaren”, Silvinjo: Nuk më shqetëson mungesa e golave, minutat e fundit ishin të vështira

9 Shtator 2025, 23:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bushi dhe Bulku mund të drejtojnë Kombëtaren”,
Silvinjo

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për Klan Kuqezi, pas ndeshjes me Letoninë, ku kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-0.

Në deklaratën e tij, tekniku i Kombëtares theksoi se është i lumtur me paraqitjen e sulmuesit Armando Broja.

Ai pranoi se minutat e fundit ishin të vështira dhe rrezikuan rezultatin. I pyetur për golat e paktë, Silvinjo theksoi se nuk është i shqetësuar, duke thënë se rëndësi ka që të krijohen raste shënimi.

“Broja ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Jam i kënaqur me të. Sapo ka ndryshuar klubin. Nuk më shqetëson që nuk ka shënuar, ka rrugë përpara. Do të vijë momenti i tij.

25 minutat e fundit ishin të vështira dhe rrezikuan pak. Me 2-3 topa në ajër mund të na i vinin në rrezik rezultatin. Manaj ishte i freskët nga ndeshja e kaluar, po ashtu edhe Broja. Këto ishin zgjedhjet. Letonia këto lloj ndeshjesh ka zhvilluar. Është një ekip që qëndron në lojë dhe mund të të rrezikojë kur je 1-0.

Goli do të vijë në momentin e duhur, nuk jam i shqetësuar për këtë pjesë. Kemi krijuar situata që të çojnë te goli. Nuk më shqetëson mungesa e golave. Ne e dimë që pika e vështirësisë janë 30 metrat e fundit. Këto mundësi do të krijohen në të ardhmen.

Është një ndeshje e rëndësishme me 3 pikët në xhep, për të vazhduar garën. Kemi bërë një grumbullim shumë të mirë.

Alban Bushi po bën një punë të shkëlqyer, duke rritur brezat e rinj. Vitin tjetër ka një kompeticion të rëndësishëm si Europiani.

Bushi të Kombëtarja A? Po, bashkë me Bulkun janë në rrugën e duhur dhe janë shumë trajnerë të mirë, njerëz me mendje të hapur si ne, pse jo. Mund të them për Bulkun që është një nga asistentët tanë”, tha Silvinjo.

 


Vox Pop

Video