Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tifozat Kuq e Zi, tifogrupi më i madh dhe më i zjarrtë i kombëtares shqiptare të futbollit e ka bojkotuar ndeshjen e sotme ndaj Letonisë.
Ata e kishin paralajmëruar prej kohësh këtë bojkotim, teksa akuzuan FSHF-në si “tradhtare” për organizimin e Kampionatit Europian U21 në bashkëpunim me Serbinë.
Siç dallohet edhe në stadium, ndonëse disa media raportuan se biletat ishin shitur të gjitha, ulëset në të dyja krahët e stadiumit pas portave, janë të zbrazura.
Po ashtu, një pjesë e ulëseve është bosh për shkak të një dënimi nga Uefa.