Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas medieve greke, më 19 korrik, ai do të kryesojë një takim të Komitetit ku do të diskutohet për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE.
Më pas ai do të vizitojë qytetin e Himarës dhe kryetarin e zgjedhur të saj, Fredi Beleri, i cili po mbahet në paraburgim në një burg të Tiranës, për t'u informuar “për çështjen e pronave dhe shpronësimet e pronave të banorëve të baskisë”.
Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët BE-Shqipëri marrin pjesë 28 eurodeputetë, si dhe 28 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Çështjet që do të diskutohen kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri, lirinë e medias, luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbrojtjen e minoriteteve.
Anëtarët e Komitetit të Përbashkët do të kenë takime me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Brendshëm, përfaqësues të partive opozitare dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri.