Zgjedhjet vendore të 14 Majit, KQZ kërkesë bashkive: Është tejkaluar çdo afat, përmbushni detyrimet ligjore

13 January 2023, 18:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet vendore të 14 Majit, KQZ kërkesë bashkive:
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendron i Zgjedhjeve pas administrimit të informacionit në lidhej me zgjedhjet lokale të 14 majit, ka konkluduar se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.  Këtë gjë e ka bërë me dije kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Celibashi ju bën thirrje që këto bashki të marrin masa të menjëhershme për përmbushjen e detyrimeve si dhe të dërgojnë në rrugë elektronike hartat e qendrave të votimit.

Reagimi i plotë:

Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e proçesit zgjedhor të datës #14MAJ2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.

Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa MENJËHERË dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: [email protected]


Video