Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një foto ka ironizuar skandalet e ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe grabitjen që bëri pastruesja Rozeta Dobi.
Kjo e fundit grabiti rreth 500 mijë euro, në dëshminë e saj para prokurorëve ka deklaruar se i mori në banesën e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetaj, Alda Klosi se e urrente atë. Berisha ka shpërndarë një foto e cila shkruan me doza ironie se: Pastruesja i vjedh 'Tigrit' xhupin.
Kujtojmë se vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka, tashmë nënë e bir janë në pranga dhe janë lënë në burg./VoxNews