Deputeti i PD kërkesë Autoritetit të Dosjeve: Dua listën e verifikuar të deputetëve, kanë qenë apo jo ish-sigurimsa

13 January 2023, 15:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i PD kërkesë Autoritetit të Dosjeve: Dua listën e
Kreshnik Çollaku

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku do t’i drejtohet ditën e hënë me një kërkese zyrtare Autoritetit të Dosjeve për të verifikuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtore të ish-sigurimit të Shtetit.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë  Çollaku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se do t’i kërkojë autoritetit të dosjeve që t’i vërë në dispozicion të gjithë listën e deputetëve të verifikuar nga viti 1992 deri më tani.

"Kam vendosur ti drejtohem Autoritetit te Dosjeve,ne cilesine e deputetit te Kuvendit te Shqiperise kerkese zyrtare per te verifikuar e per te me vene ne dispozicion,nga 1992 deri ne 2023, listen e plote te deputeteve te Kuvendit te Shqiperise ,nese e kush ka qene bashkpunetor i Sigurimit te Shtetit." shkruan Çollaku në rrjetet sociale.


Video