Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Teksa pritet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev, shteti shqiptar do të dërgojë ndihma ushqimore dhe humnitare në Ukrainë.
Ky diskutim do të jetë mes dy liderëve Rama – Zelensky në një bisedë telefonike që pritet të zhvillohet, e konfirmuar dhe nga kreu i qeverisë shqiptare.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dha detaje mbi mënyrën se si Shqipëria do të ndihmojë Ukrainën e cila prej muajsh është në luftë.
“Ukraina mbush gati një vit që është në luftë ndaj agresionit rus, ku padyshimet dëmet në njerëz dhe në Infrastrukturë janë të mëdha”-u shpreh Peleshi.