Zelensky zbardh telefonatën me Ramën: Diskutuam situatën në front dhe ...

13 January 2023, 17:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky zbardh telefonatën me Ramën: Diskutuam situatën në
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonik me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Këtë e ka bërë me dije ky i fundit përmes një postimi në Twitter, teksa zbardh edhe detajet e bisedës.

Zelensky thotë se kanë diskutuar për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, si dhe për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Po ashtu, ata kanë diskutuar edhe për situatën e luftës në Ukrainë.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, shkruan Zelensky.

Zelensky zbardh telefonatën me Ramën: Diskutuam situatën në


Video