Zbulohet kontrata e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA

25 February 2025, 20:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet kontrata e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka angazhuar kompaninë amerikane Sonoran Policy Group, LLC, për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas dokumentit të regjistruar në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së në kuadër të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA), Basha paraqitet si një individ dhe jo si përfaqësues i një partie politike apo qeverie të huaj.

Në objektivin e kësaj marrëveshjeje thuhet se është rritja e ndërgjegjësimit për sfidat e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë funksionale dhe mbrojtjes së lirive themelore.

Me shumë gjasa, kontrata e lobimit bëhet për zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë, Koalicioni Euroatlantik është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

Ky subjekt politik është instrumenti ligjor me të cilin  Demokratët Euroatlantikë, të drejtuar nga Lulzim Basha, do të përfaqësohen në zgjedhje.


Video