Lulzim Basha fotografohet si turist në rrugët e Washington-it

25 February 2025, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Basha fotografohet si turist në rrugët e Washington-it
Lulzim Basha

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha është fotografuar ditën e djeshme përtej oqeanit Atlantik.

Basha është parë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk dihet nëse ka udhëtuar drejt kontinentit të largët për arsye pune apo personale. Ish-demokrati shihet mjaft i qetë duke ecur në rrugë ndërsa në shpatulla mban një pallto të zezë.

Kujtojmë që Lulzim Basha është regjistruar në prag të përfundimit të afatit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nën logon e partisë "Koalicioni Euroatlantik".

 


Video