Deputeti i PD Gazment Bardhi i është përgjigjur Edi Ramës, pasi kryeministri postoi një mesazh që tha se i kishte ardhur nga "koordinatori juridik i gjyqeve me kënetën".
Në një reagim në platformën X, Bardhi shkruan se kryeministri nuk e ka kuptuar ligjin dhe se këto kohë nuk është i qetë.
“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer!
Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht.
S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!”, shkruan Bardhi.
SPAK në janar përfundoi hetimet për denoncimin e Bardhit dhe deklaroi se nuk kishte asnjë provë që e implikonte Olsi Ramën me dosjen e Xibrakës, teksa aktualisht kryeministri e ka paditur në Gjykatë për shpifje deputetin e PD.