Zbardhet takimi 25 minutësh Rama-Begaj, ja kur pritet dekretimi i ministrave të rinj!

2 March 2026, 12:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet takimi 25 minutësh Rama-Begaj, ja kur pritet dekretimi i
Edi Rama/ Bajram Begaj

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka takuar kreun e Shtetit, Bajram Begajn.

Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta në Pallatin e Brigadave, pasi Presidenca është në rikonstruksion.

Kreu i qeverisë i ka propozuar Presidentit Bajram Begaj 7 ndryshimet në qeveri.

Begaj ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë, më pas ndryshimet paraqiten në Kuvend.

Të enjten e 26 shkurtit, vetëm 5 muaj pasi mori votëbesimin e kabinetit të katërt qeverisës në shtator të vitit të shkuar,  Edi Rama ndryshoi drejtimin e 8 ministrive.


Video