Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Berisha ka përshëndetur përfaqësues të opozitës, por edhe qytetarë të cilët ishin mbledhur para ambienteve të SPAK.
Kreu i PD paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe tretë të çdo muaji.
Në kuadër të dosjes “Partizani”, ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.