Yuri Kim do takohet me Enkelejd Alibeajn, takimi i dytë brenda pak ditëve

26 April 2022, 13:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Yuri Kim do takohet me Enkelejd Alibeajn, takimi i dytë brenda pak
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Yuri Kim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ditën e premte do të zhvillojë një takim në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. I dyti brenda pak ditëve.

Pjesë e diskutimeve kryesore pritet që të jetë edhe zgjedhja e emrit të presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Sot do të mblidhet grupi i PD-së për të vendosur qëndrimin zyrtar që të do të mbajë për çështjen e Presidentit të ri.

Sali Berisha dhe deputetët e Rithemelimit nuk e njohin Alibeajn kryetar grupi, por Yuri Kim madje e njeh kryetar të komanduar të PD-së.

Sot ambasadorja amerikane zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

 


Video