Plas sherri në Kuvend, Ina Zhupa i heq mikrofonin ministres Margariti: Turp (Video)

26 April 2022, 12:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plas sherri në Kuvend, Ina Zhupa i heq mikrofonin ministres Margariti: Turp
Në foto: Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe deputetja, Ina Zhupa

Një sherr ka ndodhur në Komisionin Parlamentar të Edukimit, ku ishte duke raportuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti për dhënien me koncesion të Butrintit. Deputetja Ina Zhupa mori fjalën për procedure, por ligjvënësit socialistë kërkuan që ti ndalohej fjala.

Sipas Ina Zhupes, Marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion 10 vjeçar është sekret. Sipas saj Butrinti nuk duhet të trajtohet si mall, por është pasuri Kombëtare

Ina Zhupa duke i rënë tavolinës: Harroje ti nuk vazhdon, zonja ministre ti nuk vazhdon. Çohuni ju lutem kolegë. Ne jemi komision përgjegjës. Zoti Petro po shkel rregulloren. Zonja ministre, nuk kalohet kështu. Zoti Petro po shkel rregulloren

Petro Koci: Nuk je ti komandantja

Ina Zhupa: Të lutem, do të japë ajo si mall Butrintin, sic dha Teatrin. Nuk vazhdon ti.

Elva Margariti: Të pëlqen apo nuk të pëlqen do ta dëgjosh deri në fund.

Ina Zhupa: Nuk të vjen zor, je njëri që ke dhënë teatrin tani kërkon të japësh Butrintin. Kjo është marrëveshja jote e turpit.  Të të vijë zor nga vetja. Turp turp turp. Edhe ju të gjithëve tju vije turp.

 


Video