
Partia Socialiste ka propozuar që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të bëhet më 10 maj.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Kushtetuta imponon dialogun për 3 raundet e para ndaj 3 grupet parlamentare të bëhen pjesë.
“Konferenca e kryetarëve më 4 maj, unë do të propozoja që data 10 maj të ishte mbajtja e raundit të parë të votimit për Presidentin e ri.
Kjo shtyrje me 5-6 ditë i shërben të gjitha grupeve parlamentare për të qartësuar brenda vetes procesin e këtyre bisedimeve, negociatave mes grupeve parlamentare.
Kushtetuta ka përcaktuar qartë nevojën e një dialogu përgjatë 3 raundeve të para.
Mirë do të ishte të kishim të gjitha grupet parlamentare që të merrnin kohën e nevojshme për të dialoguar me njëri-tjetrin.
PS hyn në këto negociata me 3 grupet parlamentare për të zgjedhur një President të gjithë shqiptarëve”, tha Balla.