Raportimi i FUNDIT si kreu i SPAK, Altin Dumani mbërrin në parlament!

27 October 2025, 10:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raportimi i FUNDIT si kreu i SPAK, Altin Dumani mbërrin në parlament!
Altin Dumani 

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbërritur në Kuvend ku do të raportojë për punën e institucionit që drejton për gjatë vitit që lamë pas.

Dumani ka qenë i shoqëruar edhe me dy prokurorë të tjerë të posaçëm, Adnand Xholin dhe Klodian Brahon.

Ky do jetë raportimi i fundit i Altin Dumanit si kreu i SPAK, pasi mbaron mandati i tij 3 vjeçar.

Video e mbërritjes së Dumanit:

Ndërkohë më herët ka mbërritur edhe kryeprokurori Olsian Çela, ku edhe ai do të raportojë për krimin në vend.

Po ashtu do të raportojë edhe kreu i ILD, Artur Metani. Më pas secili do të marrë pyetje nga deputetët.


Video