Shfaqej në një VIDEO duke marrë rryshfet, prangat prokurorit të Prizrenit Beqë SHALA! (Momenti kur arrestohet në zyrë)

27 October 2025, 09:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shfaqej në një VIDEO duke marrë rryshfet, prangat prokurorit
Beqë Shala

Prokurori Beqë Shala i cili shërben në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren është arrestuar me urdhër të kolegëve të tij.

Aksioni për arrestimin e tij është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Në deklaratë thuhet se ai është nën akuzën për korrupsion por ende nuk thuhet se për cilën çështje

Sistemi Prokurorial bën me dije se prokurori Shala është prangosur në vendin e tij të punës, dhe dyshohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Njoftimi policisë:

I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.


Video