Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK.
Deputeti demokrat është marrë në pyetje nga prokurori Vladimir Mara, i cili ka drejtuar Task Forcën në qarkun Korçë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se u thirr si person në dijeni.
“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.