“Të mos pranohet ankimi i Alibeajt”/ Zbardhen diskutime brenda seancës në “Apel”!

3 March 2023, 12:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Të mos pranohet ankimi i Alibeajt”/ Zbardhen diskutime brenda

Seanca në Gjykatën e Apelit është shoqëruar me debate, ku pala e Sali Berishës kërkon që të mos pranohet ankimimi i grupit të Alibeajt.

Sipas Ivi Kasos, personi nuk ishte palë në proces dhe as përfaqësua i ndonjë pale për gjykatën e Tiranës.

Ivi Kaso: Nuk duhej pranuar ankimi i Alibejt. Personi nuk ishte palë në proces dhe as përfaqësua i ndonjë pale për gjykatën e Tiranës.

Indrit Sefa: U pretendua disa herë që nuk ka pasur procedura për në gjyq. Ka vetëm disa dispozita për kodin e procedurës civile në asnjë dispozitë dhe nuk referohet të bësh ndërhyrje gjatë shqyrtimit të një kërkese. Kushdo ndërhyn në një proces gjyqësor kur pretendon dicka duke ngritur padi. Pra duhet të ketë një gjykim me padi dhe jo kërkesë. Secila palë mund të thërras një person te tretë që ka interes dhe duhet njoftuar personi i tretë. Vijmë tek vërtetimi i faktit.

Ndërhyn pala e Berishës: Çfarë lidhje ka kjo?

Indrit Sefa: Ju dëgjova me vëmendje. Duhet të pushonte çështjen zoti Zhukri pasi ka një palë tjetër të interesuar.


Video