Taulant Balla zëvendësoi Çuçin, reagon Bardhi: Ministria e Brendshme, në duart e krimit të organizuar

8 July 2023, 20:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla zëvendësoi Çuçin, reagon Bardhi: Ministria
Taulant Balla / Gazment Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se më e rëndë se ngjarja që solli shkarkimin e Çuçit është “dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar”.

Bardhi, i cili edhe më herët e ka sulmuar Ballën duke e akuzuar për lidhje me persona të botës së krimit, thotë se ky veprim tregon kapitullimin e shtetit.

“Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit”, shkruan Bardhi.


Video