Takoi Belerin në burg, ish-ministri i Jashtëm grek kërcënon nga Fieri: Shqipëria s'ka shanse në BE

19 Mars 2024, 19:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takoi Belerin në burg, ish-ministri i Jashtëm grek kërcënon
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Loverdhos dhe Vangjel Dule

Athina vijon të kërcënojë për bllokim të anëtarësimit të Shqipërisë për në BE, për shkak të çështjes së Fredi Belerit.

Deklaratat e radhës kanë ardhur nga kryetari i Partisë së demokratëve grekë dhe njëkohësisht ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, Andreas Loverdhos.

Ky i fundit pati një takim në burgun e Fierit me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar nga SPAK me dy vite burgim.

“Erdha dhe vizitova zotin Beleri. Si një profesionist në fushën e ligjeve, një avokat dhe politikan dua të theksoj se në Shqipëri ligjet nuk ekzistojnë. Në raport me rastin e Fredi Belerit, dua të them që nën këto kushte negative institucionale, Shqipëria nuk ka asnjë shans për t’iu bashkuar Bashkimit Europian”, tha ai në një prononcim për mediat.


Vox Pop

Video