Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve

19 March 2024, 09:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve
Edi Rama

Kryesocialsiti Edi Rama mbledh sot në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve. Ky takim ka nisur rreth orës 09:00 vjen në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste.

Në takim pritet të bëhet një analizë e punës në terren nga drejtuesit e qarqeve, ndërsa do të diskutohet edhe për porositë e lëna nga Rama në disa prej mbledhjeve të asamblesë, më e fundit ajo në Durrës të dielën e 17 marsit.

PS ka vendosur prioritet anëtarësimin 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e Qershorit. 

Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin.


Video